Ndërlidhjet

Ende asnjë “provë konkrete” për aeroplanin malajzian


Ilustrim
Ilustrim
Ekipet e kërkimit të aeroplanit të zhdukur malajzian kanë dështuar të zhvendosin tingujt e dëgjuar thellë në Oqeanin Indian, për të cilët zyrtarët kanë thënë se janë në përputhje me zërat e kutisë së zezë të një aeroplani.

Kjo sipas Angus Houston, udhëheqësit australian të operacioneve.

Zhurmat janë identifikuar dy ditë më parë nga pajisjet e anijes australiane Ocean Shield.

Sot është bërë një muaj prejse aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur me 239 njerëz në bord.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.
XS
SM
MD
LG