Ndërlidhjet

Operacion antiterrorist në Kharkiv


Kharkiv, 8 prill 2014.
Kharkiv, 8 prill 2014.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës ka thënë se në qytetin Kharkiv ka nisur një operacion antiterrorist.

Arsen Avakov ka thënë se rreth 70 separartisë janë arrestuar për pushtimin e ndërtesës së administratës rajonale.

Ministria e Brendshme e Ukrainës citohet të ketë thënë se të arrestuarit dyshohen për aktivitete të paligjshme që lidhen me separatizmin, organizimin e trazirave masive dhe për shkelje të ligjeve të tjera.

Aktivistët pro-rusë kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në qytetet lindore Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk, duke kërkuar referendum për bashkim me Rusinë.
XS
SM
MD
LG