Ndërlidhjet

Pistorius vazhdon dëshminë e tij


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Atleti i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, dëshmon sot për të dytën ditë me radhë në gjyqin e tij për vrasje.

Në fillim të dëshmisë të hënën, ai i ka kërkuar falje familjes së të dashurës së tij, Reeva Steenkamp, të cilën e ka qëlluar për vdekje vitin e kaluar.

Prokurorët e akuzojnë Pistoriusin për vrasje të qëllimshme të Steenkampit në shtëpinë e tyre.

Atleti, i cili i ka të dyja këmbët e amputuara, e ka mohuar këtë, duke thënë se ai e ka ngatërruar Steenkampin me një hajdut.

Nëse gjendet fajtor, Pistorius mund të përballet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG