Ndërlidhjet

Egjipti dënon 4 burra për aktivitete homoseksuale


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar katër burra me tetë vjet burgim për kryerjen e akteve homoseksuale.

Ata janë akuzuar për pjesëmarrje në “festa të devijuara të seksit”, për veshje si femra dhe për vënien e make up-it.

Ligji egjiptian nuk ndalon në mënyrë eksplicite aktet homoseksuale, por prokurorët kanë përdorur legjislacionin që ndalon "mospërmbajtjen" ndaj këtyre akteve.

Vendimi është dënuar nga mbështetësit e të drejtave të njeriut.

“Ajo që ndodh në Egjipt bëhet trend i zhvillimeve në gjithë botën arabe”, thuhet në deklaratën e grupit Human Rights Watch.
XS
SM
MD
LG