Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s: Rusia mund të bëjë gabim historik


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka paralajmëruar Rusinë se çdo ndërhyrje në lindje të Ukrainës do të ishte “gabim historik”.

Duke folur sot në Paris, Rasmussen ka thënë se intervenimi i mëtejshëm i Rusisë në Ukrainë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet e Moskës me NATO-n dhe do ta izolojë Rusinë në aspektin ndërkombëtar.

Në disa komente të mëhershme, Rasmussen i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë “dhjetëra mijëra” trupa që ka vendosur pranë kufirit me Ukrainën.

Komentet e shefit të NATO-s vijnë derisa autoritetet e Ukrainës kanë nisur një operacion për t’iu kundërvënë protestuesve pro-rusë që kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në tre qytete në lindje të Ukrainës.

Prejse Rusia ka aneksuar Krimenë, NATO-ja ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin praktik me këtë vend.
XS
SM
MD
LG