Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov mohon se Rusia ka gisht në lindje të Ukrainës


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se Rusia po punon në destabilizimin e situatës në Ukrainën lindore.

Teksa ka folur sot në Moskë, Lavrov ka thënë se Rusia është e gatshme që të marrë pjesë në bisedimet e propozuara, ku do të jenë të përfshira autoritetet ukrainase, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lavrov ka thënë poashtu se në këto takime duhet të marrin pjesë edhe përfaqësusit e rusëve që janë në pjsën lindore dhe jugore të Ukrainës.

Situata në lindje të Ukrainës, sipas tij, mund të përmirësohen vetëm nëse adresohen shqetësimet që i kanë rusët në atë pjesë.

Lavrov ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese në Ukrainë, sipas të cilave do të garantohen të drejtat e rus-folësve në atë shtet.

Komentet e Lavrov kanë ardhur një ditë pasi që Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Rusia do të përballet me kosto të tjera, në qoftë se ajo është përgjegjëse për destabilizimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Lavrov dhe Kerry e kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth krizës, gjatë ditës së hënë.
XS
SM
MD
LG