Ndërlidhjet

Pas pesë vitesh në burg, lirohet një aktivist bjellorus


Ilustrim

Ilustrim

Pas pesë vitesh të qëndrimit në burg, është liruar sot aktivisti politik dhe njëherazi biznesmeni bjellorus, Mikalay Autokhovich.

Rreth tridhjetë persona, duke përfshirë familjarë, miqë e gazetarë e takuan të liruarin tek porta e burgut, në qytetin perëndimor Hrodna.

Autukhovich tha para gazetarëve se vazhdon ta konsideroj si proces të montuar politikisht, rastin ndaj tij.

Qeverinë në Bjellorusi, ai e ka quajtur qeveri kriminale.

Autukhovich ishte arrestuar në vitin 2009 dhe dënuar në vitin 2010. si i akuzuar për posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit.

Ai fillimisht ishte akuzuar për përgatitjen e sulmeve terroriste ndaj zyrtarëve në qytetin e tij të lindjes, në Vaukavysk.

Këto akuza ishin hequr më vonë.

Në burg, Autukhovich ishte mbajtur në vazhdimësi në qeli për shkak të grevës që ai ka mbajtur, si dhe formave të tjera të protestës që i ka bërë ndaj dënimit të tij.

Gjatë qëndrimit në burg, në një rast, ai kishte tentuar që të bënte edhe vetvrasje.
XS
SM
MD
LG