Ndërlidhjet

Britania e shqetësuar rreth ngjarjeve në Ukrainë


Sekretari i jashtëm britanik, William Hague
Sekretari i jashtëm britanik, William Hague
Zyrtarë nga Britania e Madhe thanë sot se ngjarjet në lindje të Ukrainës, duket se janë pjesë e strategjisë ruse për destabilizimin e situatës në Ukrainë.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, tha sot para parlamentit anglez se është i shqetësuar seriozisht me marrjen e ndërtesave qeveritare nga ana e protestuesve pro-rusë.

“Nuk mund të ketë justifikime për këtë veprim i cili mban të gjitha vulat e një strategjie ruse për destabvilizimin e Ukrainës, ka thënë Hague.

Marrja e objekteve qeveritare në disa qytete në lindje të Ukrainës, sipas tij, kanë për qëllim që ta dëmtojnë kredibilitetin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë.

Policia gjatë natës së mbrëmshme ka arrestuar 70 pro-rusë, të cilët e kishin okupuar një ndërtesë të administratës rajonale në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG