Ndërlidhjet

Ukraina e rritë dënimin për tradhëti kombëtare


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar një projekt-ligj, sipas të cilit, i ka rritur dënimet për veprën penale të tradhëtisë si dhe për veprat penale që janë kundër integritetit territorial të vendit.

Sipas projekt-ligjit të miratuar sot, aktivitetet seperatiste mund të dënohen me burgim nga 10 deri në 15 vjet, por edhe me dënim të përjetshëm.

Më 6 prill, aktivistët pro-rusë i kanë marrë ndërtesat qeveritare në qytetet lindore të Ukrainës Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk.

Protestuesit kanë kërkuar që të mbahet referendum edhe në këtë pjesë, me qëllim të bashkimit me Rusinë.
XS
SM
MD
LG