Ndërlidhjet

BE e Ukraina diskutojnë rreth energjisë


Ilustrim
Ilustrim
Ministri ukrainës i energjisë dhe zyrtarë të BE-së janë takuar sot në Bruksel për të diskutuar në lidhje me energjinë elektrike.

Komisioneri për energji në BE Gunter Oetinger dhe ministri ukrainas Yuriy Prodan, kanë diskutuar pasi që gjiganti rus i naftës Gazprom, ka bërë me dije se Ukraina nuk ia ka paguar një boxh të naftës prej 2.2 miliardë dollarësh dhe ka kërcenuar se do të pezulloj furnizimet me energji.

Rreth 40 për qind e gazit rus, hyn në Evropë përmes Ukrainës.

Në qoftë se edhe më tutje prishen raportet mes Ukrainës dhe Rusisës, Evropa ka gjasë që të humbas furnizimet me gaz nga Rusia.

Prodan ka paralajmëruar se ka shumë gjasë që Rusia të ndaloj furnizimin me gaz për Ukrainën në qoftëse autoritetet ukrainase nuk e paguajnë borgjin prej 2.2 miliardë dollarësh.

Kjo shumë sipas Prodan, vëshirë se mund të paguhet për shkak të krizës në të cilët gjendet Ukraina.
XS
SM
MD
LG