Ndërlidhjet

EULEX akuzon pesë persona për 1 milion dollarë të falsifikuara


Ilustrim

Ilustrim

Një prokuror ndërkombëtar dhe një vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ngritur aktakuzë ndaj pesë personave që dyshohen se në fund të vitit 2012, kanë siguruar dhe kanë tentuar të shpërndajnë një milion dollarë amerikan të falsifikuara.

Përmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se aktakuza është dërguar në Gjykatën Themelore të Porishtinës.

“Dy të pandehur janë akuzuar për Sigurimin të parave të falsifikuara me qëllim që t’i shpërndajnë ato si të vërteta. Tre të pandehur janë akuzuar për Bashkëkryerje të Shpërndarjes së parave të falsifikuara. Në një pikë tjetër të aktakuzës dy të pandehur janë akuzuar për Bashkëkryerje të Tentimit për shpërndarjen e parave të falsifikuara”, ka bërë me dije misioni EULEX.

Hetimet janë kryer nga Policia e Kosovës të udhëhequr nga një ekip i përzier i prokurorit ndërkombëtar dhe atij vendor.
XS
SM
MD
LG