Ndërlidhjet

EULEX: Dënohet Isa Salihi, ndihmoi gjyqtarin për ta shkelur ligjin


Ilustrim
Ilustrim
Isa Salihi, është dënuar sot nga misioni EULEX me dy vite e gjysmë burgim për shkak se e ka ndihmuar ish-gjyqtarin Kolë Puka, që të nxjerr vendime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit material për vete apo për dikë tjetër.

Misioni EULEX përmes një kumtese të lëshuar ka bërë me dije se pos dënimit me burg, ndaj Salihit, është shqiptuar edhe një dënim shtesë i cili ia ndalon atij mbajtjen e ndonjë pozite publike për një periudhë prej dy vitesh nga data e lirimit të tij nga paraburgimi.

Veprat penale, sipas misionit EULEX, janë kryer në territorin e Kosovës në vitin 2008.

Rasti është hetuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) derisa vendimi është shqiptaur nga Gjykata Themelore në Pejë.

Palët e paknaqura, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.
XS
SM
MD
LG