Ndërlidhjet

Vazhdon mbështetja e Gjermanisë për drejtësinë në Kosovë


Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë sot se Kosova e vlerëson mbështetjen e dhënë nga Gjermania për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Këto komente Kuçi i ka bërë gjatë takimit që ka pasur me të ndërtimin e sistemit të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Ernest Reichel dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer.

“Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate të lëshuar.

Reichel, siç ka bërë me dije MD-ja, e ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë gjermane për të mbështetur Kosovën, e në veçanti forcimin e sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG