Ndërlidhjet

Ukrainë: 51 vetë janë larguar nga ndërtesa e okupuar në Luhansk


Protestuesit prorusë të tubuar para ndërtesës së shërbimit të sigurisë në Luhansk
Protestuesit prorusë të tubuar para ndërtesës së shërbimit të sigurisë në Luhansk
Shërbimi shtetëror i sigurisë i Ukrainës (SBU) thotë se dhjetëra vetë janë larguar nga ndërtesa e shërbimit të sigurisë, që ishte okupuar nga aktivistët prorusë në qytetin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Dje ky shërbim njoftoi se protetstuesit që e okupuan selinë lokale të shërbimit të sigurimit në Luhansk, më 6 prill, kishin vendosur materje eksplozive dhe i mbanin të rrëmbyer 60 vetë, megjithqë ky pohim ishte hedhur poshtë nga vetë protestuesit.

Sot në mëngjes, SBU tha se 51 njerëz janë larguar nga ndërtesa pa armë. Është e paqartë se a ishin ata protestues apo persona të rrëmbyer.

Agjencia e lajmeve Interfaks, më vonë këtë numër e ka ngritur në 56 dhe ka raportuar se po vazhdojnë negociatat ndërmjet protestuesve dhe zyrtarëve lokalë për ta përfunduar okupimin.
XS
SM
MD
LG