Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi – së paku 25 të vrarë


Pamje pas sulmit në një treg të pemëve dhe perimeve në Islamabad
Pamje pas sulmit në një treg të pemëve dhe perimeve në Islamabad
Zyrtarë policorë dhe shëndetësorë në Pakistan kanë njoftuar se nga një shpërthim në kryeqytetin Islamabad në Pakistan, janë vrarë së paku 25 vetë.

Policia tha se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Bomba eksplodoi sot në një treg të pemëve dhe perimeve në një lagje të Islamabadit.

Raportohet se sulmet e këtilla me bomba janë pothuajse të zakonshme në disa pjesë të Pakistanit, përfshirë edhe qytetin veriperëndimor Peshavar dhe qytetin port Karaçi, në jug të Pakistanit, por ato janë relativiasht të rralla në Islamabad.
XS
SM
MD
LG