Ndërlidhjet

Thaçi do të vizitojë Japoninë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Japoni, nga data 12 prill deri më 15 prill.

Gjatë vizitës, Thaçi do të takohet me homologun e tij, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas tij, vizita e kryeministrit Thaçi pritet të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë.
XS
SM
MD
LG