Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina mund të përdorë forcën në lindje


Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se do të përdoret forca, nëse dështojnë negociatat për të larguar separatistët nga ndërtesat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Avakov u ka thënë gazetarëve në Kiev se situata do të zgjidhet në dy ditët e ardhshme.

Ai ka thënë se janë dy zgjidhje për problemin: negociatat ose forca.

Qindra aktivistë pro-rusë kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk më 6 prill.
XS
SM
MD
LG