Ndërlidhjet

New York Times: Të luash hokej me Putinin


Vladimir Putin duke luajtur hokej
Vladimir Putin duke luajtur hokej
Pak para Olimpiadës në Soçi, presidenti rus, Vladimir Putin, ka luajtur një lojë hokeji atje; në retrospektivë, ai ka bërë përgatitje për marrjen e Krimesë, shkruan New York Times.

Sipas gazetës, Putini preferon hokejin pa arbitër. E tillë është edhe lufta për Ukrainën, pa arbitër. Nëse evropianët dhe ukrainasit perëndimorë duan të luajnë, ata duhet të jenë seriozë. Nëse jo, ata duhet t’iu thonë ukrainasve tani: Bëni marrëveshjen më të mirë të mundshme me Putinin, shkruan NYT.

A janë seriozë evropianët? Kjo varet nga kuptimi i fjalës “serioz”.

Ata nuk mund ta ndihmojnë Ukrainën nëse Bashkimi Evropian nuk ka energji të rinovueshme dhe strategji të sanksioneve ekonomike, për të minuar Putinin dhe Putinizmin.

Politika e jashtme dhe e brendshme e Putinit janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme.

Sipas gazetës, politika e tij e brendshme, duke plaçkitur Rusinë dhe duke e mbajtur veten në pushtet me të ardhura të naftës dhe të gazit, pavarësisht ekonomisë së dobët, duket se kërkon aventura si Ukriana, për të rritur nacionalizmin dhe qasjen antiperëndimore.

Të qenët seriozë me Rusinë do të thotë të mësohet nga gabimi i madh pas rënies së Murit të Berlinit. Gabim ka qenë të menduarit se mund të zgjerohet NATO-ja dhe Rusia nuk do të çajë kokë, shkruan gazeta, duke cituar edhe pjesë të një interviste me ish-ambasadorin amerikan në Moskë, George Kennan, i cili ka qenë kundërshtar i zgjerimit të NATO-s.

“Mendoj se është fillimi i një Lufte të re të Ftohtë. Mendoj se rusët do të reagojnë negativisht dhe kjo do të ndikojë në politikat e tyre. Mendoj se është gabim tragjik. Nuk ka pasur arsye për zgjerim. Askush nuk ka kërcënuar askënd. Ky zgjerim do t’i bëjë themeluesit e këtij vendi që të futen në varret e tyre”, ka thënë Kennan, pasi Senati amerikan ka ratifikuar zgjerimin e NATO-s në maj të vitit 1998.

“Ajo çfarë më shqetëson mua është se sa sipërfaqësor dhe i keqinformuar ka qenë debati në Senat. Posaçërisht më shqetëon referenca për Rusinë si një vend që vdes për të sulmuar Evropën Perëndimore. Dallimet tona në Luftën e Ftohtë kanë qenë me regjimin sovjetik komunist. Dhe tani, po ua kthejmë shpinën njerëzve që kanë drejtuar revolucionin më paqësor në histori për të larguar regjimin sovjetik”, ka thënë Kennan.

Evropës i duhet strategji për të ndihmuar Ukrainën, për të minuar Putinizmin sot dhe për të riintegruar Rusinë nesër.

Andaj, të jetë e sinqertë me veten dhe me ukrainasit. Nëse Putini luan hokej dhe Evropa jo, ukrainasit duhet ta dinë, shkruan New York Times.
Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG