Ndërlidhjet

U.d i Komandantit të Operacioneve Civile të BE-së viziton Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Operacioneve Civile të BE-së, Gilles Janvier, do ta vizitojë EULEX-in më 9 dhe 10 prill, gjatë së cilës kohë do t’i vlerësojë operacionet aktuale të Misionit, do të takohet me personelin e EULEX-it që punon në Mitrovicë dhe në Prishtinë dhe do t’iu drejtohet atyre personalisht, si edhe do të takohet me përfaqësuesit e shteteve kontribuuese.

Siç njofton EULEX-i, Janvier do ta shfrytëzojë rastin që të takohet edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe me të dërguarin e OKB-së, ambasadorin Farid Zarif.
XS
SM
MD
LG