Ndërlidhjet

Në maj vazhdojnë bisedimet rreth Iranit


Vjenë
Vjenë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë me dije se bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të përhershme rreth programit bërthamor të Iranit, do të mbahen në mes të majit.

Ajo i ka bërë këto komente në ditën e dytë dhe të fundit të bisedimeve në Vjenë, në mes të Iranit në njërën anë dhe Britanisë, Francës, Rusisë, Gjermanisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në anën tjetër.

Sipas Ashtonit, nevojitet një punë intensive me qëlllim që të tejkalohen dallimet mes palëve dhe kësisoj të arrihet një marrëveshje.

Raundi i ardhshëm i bisdimeve, sipas Ashtonit, do të jetë më 13 maj.
XS
SM
MD
LG