Ndërlidhjet

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve në Afganistan


Votimet në Afganistan më 5 prill

Votimet në Afganistan më 5 prill

Shefi i komisionit për ankesa në Komisionin Qendror Zgjedhor të Afganistanit ka bërë me dije se votimi presidencial i 5 prillit në Afganistan është përcjellë nga shumë parregullsi.

Abdul Satar Sadaat ka thënë gjatë një konference të mbajtur sot, se mashtrimet gjatë zgjedhjeve nuk kanë qenë në sasi të vogël.

Komisioni për aneksa ka njoftuar një ditë më parë se ka pranuar më shumë se 3 mijë ankesa për shkelje të ndryshme në votime.

Por, numri i ankesave ka gjasa që të rritet derisa të gjitha kutitë e votimit të mbërrijnë nga provincat e ndryshme.

Të gjithë kandidatët për president në Afganistan janë ankuar se ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve të së shtunës.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 5 prillit pritet që të shpallen më 24 prill.
XS
SM
MD
LG