Ndërlidhjet

Netanyahu frenon kontaktet me palestinezët


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë ministrave të kabinetit të tij që të ndalojnë takimet e nivelit të lartë me homologët palestinezë.

Urdhri pason kërkesën e palestinezëve për t’iu bashkuar si shtet 15 traktateve dhe konventave të Kombeve të Bashkuara.

Korrespondentët thonë se Netanyahu, me këtë veprim, u ka dhënë goditje bisedimeve të brishta për paqe, të cilat ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se kryenegociatorja izraelite, Tzipi Livni, do të jetë përjashtim nga dekreti i Netanyahut.

Përndryshe, vetëm bashkëpunimi i nivelit të ulët do të lejohet.
XS
SM
MD
LG