Ndërlidhjet

25 të vrarë nga sulmet në Homs


Homs, 9 prill 2014.
Homs, 9 prill 2014.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, raporton se dy makina bombë kanë shpërthyer në qytetin Homs, duke vrarë 25 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.

Sipas burimit të njëjtë, sulmet kanë pasur në shënjestër një rrugë të populluar në lagjen Karem el-Loz.

SANA thotë se njëri nga të plagosurit është fotograf i saj.

Kjo agjenci po ashtu ka fajësuar “terroristët”, një term që Qeveria siriane përdor për forcat rebele, të cilat luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG