Ndërlidhjet

Khamenei: Bisedimet bërthamore duhet të vazhdojnë


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se Irani duhet të vazhdojë bisedimet me fuqitë botërore për programin e tij bërthamor, por ka theksuar se Republika Islamike nuk do t’i ndalojë aktivitetet e tilla.

“Të gjithë duhet ta dinë se negociatat nuk do të ndalojnë apo ngadalësojnë ndonjë aktivitet të Iranit në kërkimet dhe zhvillimet bërthamore”, ka thënë Khamenei.

Ai i ka bërë këto komente në një takim me shkencëtarët bërthamorë në Teheran, derisa ky i fundit ka shënuar sot Ditën Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore.

Khamenei ka thënë se Shtetet e Bashkuara e dinë se Irani nuk bën përpjekje të krijojë armë bërthamore.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të përhershme rreth programit bërthamor të Iranit, do të mbahet në mes të majit.

Raundi i fundit ka përfunduar sot.
XS
SM
MD
LG