Ndërlidhjet

logo-print

Irani këmbëngulë në propozimin e tij për të dërguarin në OKB


Diplomati iranian Hamid Abutalebi

Diplomati iranian Hamid Abutalebi

Irani hedh poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me të propozuarin iranian për asamblenë e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Uashingtoi e ka kundërshtuar që Hamid Abutalebi të hyjë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të rolit të tij që ka pasur në marrjen në kontroll të Ambasadës Amerikane në vitin 1979 në Tehernan. me ç’rast ishin marrë peng 52 amerikanë, të cilët ishin mbajtur për 444 ditë.

Më 8 prill, adiministrata e Obamaës ia ka bërë me dije Teheranit se emërimi i Abutalebi, është i papranueshëm.

Një ditë më vonë, Irani e ka kundërshtuar veprimin e SHBA-ve.

Irani pretendon se Abutalebi është një nga diolomatët më të mirë iranian me përvojë diplomatike në Itali, Belgjikë e Australi.

Vetë Abutalebi e ka mohaur se ka pasur rol në ngjarjet e 1979-tes dhe ka shtuar se vetëm ka shërbyer si përkthyes për pengmarrësit.
XS
SM
MD
LG