Ndërlidhjet

logo-print

Bombë në Athinë, nuk raportohet për viktima


Pamje nga shpërthimi në Athinë

Pamje nga shpërthimi në Athinë

Një bombë ka shpërthyer në Athinë të Greqisë e cila pos dëmeve materiale ka kaluar pa viktima.

Shpërthimi ka ngjarë sot në mëngjes afër selisë së bankës së Greqisë, disa orë para vendimit të bankës, sipas të cilit Greqia pas katër vitesh, për herë të parë do ti rikthehet bashkëpunimit tregëtar ndërkombëtar.

Policia ka rrethuar të gjitha rrugët hyrëse në zonën ku ka ngjarë shpërthimi, e që është zonë kryesisht komerciale.

Policia ka bërë me dije se nga shpërthimi, janë thyer xhamat e objekteve përreth duke përfshirë edhe ata të bankës.

Se do të ketë shpërthim ishte paralajmëruar nga persona anonim përmes një faqeje të internetit.

Faqja e internetit ka bërë me dije se një telefonues anonim kishte treguar se 75 kilogranmë eksplozivë janë vendosur në një makinë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mirëpo policia dyshon tek disa grupe të majta që i kundërshtojnë zhvillimet aktuale.
XS
SM
MD
LG