Ndërlidhjet

logo-print

Në mbarë Kirgizinë protestohet kundër qeverisjes aktuale


Ilustrim

Ilustrim

Mbështetës të opozitës në Kirgizi po mbajnë protestë në të gjithë vendin me qëllim të kundërshtimit të politikave qeveritare.

Qindra aktivistë të opozitës janë mbledhur sot në parkun Gorky në Bishkek.

Protestuesit i kanë bërë thirrje presidentit Almazbek Atambaev, që të rishikoj planet për të lejuar kompaninë ruse që të marr përsipër aeroportin në Manas, pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani në këtë vit.

Qindra protestues janë mbledhur edhe në qytetin jugor Osh, duke bërë thirrjë për lirimin nga burgu të ish-kryetarit të parlamentit Akmatbek Keldibekov.

Në qytetin jugor Xhalal-Abad, aktivistët opozitar i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga marrëveshja e saj për t’u bërë pjesë e Unionit Dogano,r i cili udhëhiqet nga Rusia.

Në qytetin verior Jkarakol, policia ka arrestuar disa aktivistë, të cilët po mbanin njashtu protestë publike kundër qeverisë
XS
SM
MD
LG