Ndërlidhjet

Presidenti i Francës e viziton Meksikën


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti i Francës Francois Hollande ka arritur në Meksikë, me qëllim të përmirësimit të raporteve të cilat janë prishur pasi që një shtetase franceze ishte akuzuar për rrëmbim.

Hollande ka arrutur në kryeqytetin meksikan pak para mesnatës së mbrëmshme ndërsa do të qëndroj atje për dy ditë.

Gjatë qëndrimit të tij në Meksikë, Hollande do të takohet me presidentin Enrique Nieto Pena, do të vizitoj piramidat para-hispanike por edhe do të vizitoj një fabrikë franceze që gjendet në Meksikën qendrore.

Meksika dhe Franca pritet që të nënshkruajnë 30 marrëveshje duke përfshirë marrëveshje rreth hapsirës ajrore, energjisë, sigurisië dhe arsimit.

"Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Kjo është një bashkim në mes të Meksikës dhe Francës”, ka thënë një ditë më poarë ministri i jashtëm meksikan Carlos de Icaza
XS
SM
MD
LG