Ndërlidhjet

Kuçi dhe Janiver diskutojnë për tranzicionin e EULEX-it


Ilustrim
Ilustrim
Tranzicioni i misionit EULEX, ka qenë temë e takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit njëherazi Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe shefit të stafit të Planifikimit Civil dhe Mundësive Operacionale (PCMO) të Bashkimit Europian, Gilles Janiver.

Përmes një kumese të lëshuar, Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se gjatë takimit6 është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, e me theks të veçantë për përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it, tranzicionin dhe transferimin e kompetencave tek institucionet vendore.

“Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi e ka vlerësuar punën e këtij misioni dhe ka ripërsëritur qëndrimin e tij se fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është prioritet. Palët u pajtuan se tani është e rëndësishme që tranzicioni i EULEX-it dhe transferimi i kompetencave tek institucionet vendore të realizohet në mënyrë të suksesshme”, ka njoftuar MD-ja.

Ministri Kuçi dhe zoti Janiver gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e përgjithshëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ndërkohë që kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar edhe më shumë këtë bashkëpunim.
XS
SM
MD
LG