Ndërlidhjet

Kazakistan: Dënohen dy persona për djegien e tregjeve


Ilustrim

Ilustrim

Dy persona janë dënuar në lidhje me një seri të zjarreve vdekjeprurëse që kanë goditur tregjet në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty.

Drejtori i tregut Olzha, Musaghali Aldabergenov dhe biznesmeni lokal Zhanat Qairanov, u dënuan sot me katër përkatësisht tri vite heqje lirie.

Ata janë gjetur fajtorë për neglizhencën që çoi në shkatërrimin e pronës.

Të pakten 10 zjarre patën përfshirë tregje të ndryshme në Almaty gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Njëri nga zjarret pati lënë të vdekur dy persona.

Pavarësisht djegies së zjarreve, tregjet nuk janë rindërtuar.

Zyrtarët në Almaty kanë bërë me dije se ato tregje ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme në vitin 1990 dhe se në atë hapësirë është planifikuar që të kaloj një autostradë që pritet të ndërtohet.
XS
SM
MD
LG