Ndërlidhjet

Rusia: Ne kemi edhe partnerë të tjerë pos perëndimit


Ilustrim
Ilustrim
Rusia bën me dije se është një furnizuese e rregullt e energjisë në Perënim por pavarësisht kësaj, ajo ka njoftuar se ka edhe partnerë të tjerë potencialë në qoftë se vendet perëndimore vendosin që të mos marrin gaz nga Rusia, si përgjigje ndaj situatës në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri i parë i Rusisë Igor Shuvalov, këto komente i ka bërë sot në Berlin.

Vendosja e sanksioneve, sipas tij, nuk do ti ndryshoj sjelljet e presidentit Vladimir Putin.

Pavarësisht saknsioneve dhe sado të ashpra kanë qenë ato, sipas Shuvalov, shoqëria ruse vetëm se është bashkuar më shumë me njëri tjetrin.

Që nga aneksimi i Krimesë, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj individëve rusë.

Ministri i jashtëm rus e ka kritikuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ndërsa ka shtuar se aleanca veratlantike, po përdorë standarde të dyfishta.
XS
SM
MD
LG