Ndërlidhjet

EULEX kërkon vrasësit e Enver Zymberit


Ilustrim
Ilustrim
Mëngjesin e sotëm Task-Forca e Mitrovicës e ndihmuar nga policia e EULEX-it e kanë zhvilluar një operacion të bastisjes në Zupçe të Zubin Potokut në pjesën veriore të Kosovës, për të kërkuar njërin nga personat që dyshohet se ka të bëjë me rastin e të ndjerit Enver Zymberi.

EULEX përmes këtij aksioni po e kërkonte një 32 vjeçar për të cilin Interopol ka lëshuar urdhërarrest.

Zëdhënësja e misionit EULEX, Irina Gurduljeviç ka bërë me dije për radion Evropa e Lirë, se operacioni është pjesë e një hetimi për vrasje.

Hetimi sipas saj ka të bëjë me vrasje të rëndë, tentim vrasje të rëndë, mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve si dhe pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Rasti sipas Gurduljeviç ka të bëjë me vrasjen e policit të Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik të vitit 2011 si dhe për sulm ndaj policëve në ditën kur ZYmberi është vrarë
XS
SM
MD
LG