Ndërlidhjet

Kinezët e boshnjakët i bashkon ribërja e një filmi


Ilustrim
Ilustrim
Filmbërës kinezë e ballkanas kanë bërë me dije sot se po planifikojnë ribërien e një filmi jugosllav të kohës së luftës, që është shumë i popullarizuar në Kinë.

Filmi “Valteri mbronë Sarajevën është xhiruar në vitin 1972 nga autori boshnjak Hajrudin Siba Kravac dhe është shfaqur në dhjetëra shtete por ka pasur një sukses të jashtëzkonshëm në Kinë.

Filmi ishte bërë mjaft i famshëm në Kinë, sa që fëmijë dhe rrugë ishin emëruar me emrin e karakterit kryesor.

Xhirimi do të ketë një drejtor kinez por në të do të luajnë edhe aktorë boshnjak.

Filmi ka një bugjet prej 7 milionë eurosh ndërsa xhirimet do të nisin në fillim të vitit 2015.
XS
SM
MD
LG