Ndërlidhjet

EULEX reagon ndaj deklaratës së Vuloviqit


EULEX

EULEX

Misioni i EULEX-it ka reaguar sot ndaj komenteve të bëra nga kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i cili ka thënë se Policia e EULEX-it ka keqtrajtuar një banor të komunës së Zubin Potokut.

“Kjo është në kundërshtim me realitetin. Për ta mbështetur hetimin, policët e EULEX-it e kanë xhiruar me video krejt operacionin. Video regjistrimi tregon qartë që policët e EULEX-it janë prezantuar që janë policë – në gjuhën serbe – dhe kanë kërkuar nga banorja e shtëpisë që të qëndrojë në dhomën e saj. Ajo shpejt veproi ashtu”.

“Dëshirojmë të theksojmë që në asnjë çast nuk ka ndodhur ndonjë kontakt fizik me të, lëre më ndonjë keqtrajtim. EULEX-i pret nga z. Vuloviq që publikisht ta tërheqë deklaratën e tij dhe t’i kërkojë falje të plotë EULEX-it, si dhe policëve ndërkombëtarë, të cilët e kryen operacionin me shkallën më të lartë të standardeve profesionale”, thuhet në reagim.

Misioni evropian për sundimin e ligjit ka kryer sot një aksion në Zupç të Zubin Potokut për rastin e vrasjes së policit Enver Zymberi.
XS
SM
MD
LG