Ndërlidhjet

Schroeder: BE s’është e plotë pa Ballkanin Perëndimor


Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder.
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder.
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka thënë se objektiv i vërtetë i Qeverisë në Beograd është që Serbia, më së voni në vitin 2020, të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian pa Ballkanin Perëndimor nuk është i plotë. Nisja e bisedimeve midis BE-së dhe Serbisë ka qenë jo vetëm për Serbinë, por edhe për Evropën, moment historik”, ka thënë Schroeder në hapje të Forumit Serbia – Gjermania, në Beograd.

Ai po ashtu ka vlerësuar marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo është hap i rëndësishëm jo vetëm për Serbinë, por edhe për krijimin e stabilitetit më të madh në Ballkan.
XS
SM
MD
LG