Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarët e Al Jazeera-s: Gjyqi në Egjipt - shaka


Ilustrim

Ilustrim

Tre gazetarë të Al Jazeera-s e kanë cilësuar si “shaka” seancën e fundit dëgjimore në gjyqin e tyre për akuza terrorizmi në Egjipt.

Të enjten, prokurorët kanë prezantuar gjoja si dëshmi pamje të filmuara nga të pandehurit, përfshirë raporte për mirëqenien e kafshëve në Egjipt dhe konferenca për media.

Të tre ata mbahen në paraburgim qysh në muajin dhjetor.

Peter Greste, Baher Mohamed dhe Mohamed Fadel Fahmy janë në mesin e 20 personave që përballen me akuza të ngjashme.

Vetëm tetë prej tyre janë në paraburgim, ndërkohë që 12 të tjerët po gjykohen në mungesë.

Korrespondentja e BBC-së, e cila ka qenë në gjykatë, ka thënë se anjëra nga videot e shfaqura nuk duket se ka lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG