Ndërlidhjet

Fluturimi MH370: Zbulohet sinjal i ri


Ilustrim

Ilustrim

Një aeroplan që kërkon fluturimin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines ka zbuluar një sinjal të ri në jug të Oqeanit Indian, bëjnë të ditur autoritetet australiane.

Aeroplani P-3 Orion ka kapur sinjalin në të njëjtën zonë ku një anije e Australisë ka detektuar disa zhurma këtë javë, për të cilat ka pasur dyshime se mund t’i përkasin kutisë së zezë së aeroplanit të zhdukur.

Shefi i kërkimeve, Angus Houston, ka thënë se sinjali i ri, megjithatë, duhet t’iu nënshtrohet analizave të mëtutjeshme.

Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.
XS
SM
MD
LG