Ndërlidhjet

Pistoriues akuzohet për gënjeshtra


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Oscar Pistorius ka kaluar sot ditën e dytë të marrjes intensive në pyetje nga prokurorët.

Këta të fundit e kanë akuzuar atë për gënjeshtra, egoziëm dhe pamaturi.

Atleti i Afrikës së Jugut po gjykohet për vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp, vitin e kaluar.

Ai përsëri ka mohuar se vrasja ka qenë me paramendim, duke thënë se ai e ka ngatërruar Steenkampin me një hajdut.

Nëse gjendet fajtor, Pistorius mund të përballet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG