Ndërlidhjet

Putin: Krimeja u aneksua pas “sondazheve sekrete”


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendimi i tij për të marrë Krimenë e Ukrainës nën kontrollin rus është bërë pasi “sondazhet sekrete” kanë terguar se populli krimean dëshiron të udhëhiqet nga Moska.

Putin citohet të ketë thënë se qeveria e tij fillimisht nuk ka qenë e përgatitur për “një kthesë të tillë të ngjarjeve”.

Ai nuk ka dhënë hollësi se kur janë mbajtur sondazhet dhe nga kush.

Putin ka thënë se sondazhet e para kanë treguar se 80 për qind e popullit të Krimesë dëshiron t’i bashkohet Rusisë.

Sipas tij, shifrat janë rritur edhe më shumë në referendumin e 16 marsit, “kur procesi ka nisur të zhvillohet”.

Rusia ka aneksuar Krimenë pasi referendumi është cilësuar si i paligjshëm nga Ukraina dhe fuqitë perëndimore.
XS
SM
MD
LG