Ndërlidhjet

Kongresi voton kundër emisarit iranin në OKB


Hamid Abutalebi

Hamid Abutalebi

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një masë, e cila nëse nënshkruhet nga presidenti, do t’i ndalojë vizën të zgjedhurit të Iranit për ambasador në Kombet e Bashkuara.

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar ligjin në mënyrë unanime, pasi Senati ka bërë të njëjtën gjë katër ditë më parë.

Masa tani duhet të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama.

Hamid Abutalebi akuzohet për pjesëmarrje në uzurpimin e ambasadës së SHBA-së në Teheren më 1979 dhe për mbajtjen peng të 52 amerikanëve për 444 ditë.

Ai mohon se ka pasur ndonjë rol në uzurpimin e ambasadës, duke thënë se ka shërbyer vetëm si përkthyes për pengmarrësit.
XS
SM
MD
LG