Ndërlidhjet

logo-print

SHBA paralajmëron Rusinë kundër marrëveshjes me Iranin


Sekretari i Thesarit amerikan, Jack Lew.

Sekretari i Thesarit amerikan, Jack Lew.

Sekretari i Thesarit amerikan, Jack Lew, ka paralajmëruar Rusinë se çdo marrëveshje e naftës me Iranin mund të shkaktojë sanksione.

Zëdhënësi i Thesarit ka thënë se Lew i ka thënë ministrit rus të Financave, Anton Siluanov, se Uashingtoni është i shqetësuar me raportet për marrëveshje të mundshme midis Rusisë dhe Iranit.

Reuters ka raportuar javën e kaluar se Irani dhe Rusia kanë avancuar drejt një marrëveshjeje, sipas së cilës, Rusia do të sigurojë pajisje dhe mallra për Iranin në këmbim me naftën e tij.

Raporti ka thënë se marrëveshja mund të kapë vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Lew po ashtu i ka thënë Siluanovit se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione shtesë kundër Rusisë nëse ajo vazhdon të rrisë tensionet në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG