Ndërlidhjet

Rumania kërkon rivendosjen e NATO-s në lindje


Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean.
Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean.
Rumania i ka bërë thirrje NATO-s që të rivendosë forcat e saj në Evropën Lindore dhe të marrë një qëndrim të rreptë, për të parandaluar përhapjen e krizës së Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rumun, Titus Corlatean, ka thënë se Bukureshti ka pritje konkrete për ripozicionim të forcave detare, ajrore dhe tokësore të NATO-s në drejtim të lindjes.

“Rajoni i Detit të Zi duhet tëjetë prioritet i lartë për NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG