Ndërlidhjet

Kievi “ka përmbushur” kushtet për ndihmën e FMN-së


Ilustrim
Ilustrim
Ministri ukrainas i Financave, Oleksander Shlapak, ka thënë se Kievi ka përmbushur të gjitha kushtet për të marrë pjesën e parë të paketës së ndihmës financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shlapak i ka bërë këto komente në margjina të një takimi të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, i cili ka marrë po ashtu pjesë në këtë takim, ka thënë se Moksa është e shqetësuar për borxhin e papaguar të Ukrainës për furnizimet me gazin rus.

FMN i ka premtuar Kievit kredi prej 14 miliardë deri në 18 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG