Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga diskuton për Gjykatën e Posaçme me liderët politikë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po takon udhëheqësit e partive politike, për të diskutuar çështjen e Gjykatës së Posaçme dhe atë të mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Të dyja këto çështje, që duhet të votohen në Parlamentin e Kosovës, fillimisht duhet të përcillen nga një letërkëmbim ndërmjet presidentes së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ideja për Gjykatën e Posaçme pason hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së në krime lufte.
XS
SM
MD
LG