Ndërlidhjet

NATO zbulon foto të trupave ruse në kufi me Ukrainën


NATO-ja ka zbuluar fotografi satelitore, të cilat tregojnë rreth 40,000 trupa ruse, së bashku me tanke, automjete të blinduara dhe artileri, të vendosura pranë kufirit me Ukrainën.

NATO ka bërë të ditur se fotografitë janë bërë midis 22 marsit dhe 2 prillit.

Ndërkaq, agjencia ruse RIA citon një zyrtar të paidentifikuar rus të ketë thënë se fotografitë janë bërë në gusht të vitit 2013, gjatë disa stërvitjeve pranë kufirit.

Vendosja e trupave ruse ka rritur shqetësimet se Moska mund të jetë duke përgatitur ndërhyrje të mëtejshme në Ukrainë, pas aneksimit të Krimesë.

Rusia i hedh poshtë këto pretendime.
XS
SM
MD
LG