Ndërlidhjet

Bankat e Ukrainës tërhiqen nga Krimeja


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët krimeanë thonë se bankat, me seli në Ukrainë, pritet të ndalojnë operacionet e tyre në Krime brenda dy javësh.

Zëvendëskryeministri i Krimesë, Rustam Temirgaliev, u ka thënë gazetarëve se nga të gjitha bankat e Ukrainës, që kanë operuar në Krime, kanë mbetur vetëm katër.

Shumica e bankave të Ukrainës kanë përfunduar operacionet e tyre në Krime pasi Rusia ka aneksuar këtë gadishull.

Katër bankat e mbetura kanë njoftuar më herët se do të ndalojnë operimet në Krime në mes të prillit dhe u kanë rekomanduar klientëve që të tërheqin depozitat e tyre ose të përdorin degët e bankave në rajone të tjera të Ukrainës për nevojat e tyre financiare.

Bankat kanë thënë se të gjitha kartelat e debitit dhe të kreditit, të lëshuara nga bankat në Krime, do të jenë të vlefshme deri në datat e skadimit.
XS
SM
MD
LG