Ndërlidhjet

logo-print

Kharkivi paraburgos 62 aktivistë pro-rusë


Kharkiv

Kharkiv

Një gjykatë në Kharkiv të Ukrainës u ka shqiptuar masën e paraburgimit për dy muaj 62 aktivistëve pro-rusë dhe atë të arrestit shtëpiak tre të tjerëve.

Të gjithë aktivistët janë akuzuar për organizimin e trazirave në masë.

Zyra e prokurorit rajonal ka thënë se të paraburgosurit, me përjashtim të dy udhëheqësve të së ashtuquajturës Lëvizje Lindore e Bllokut të Ukrainës, Yehor Lohvinov dhe Serhiy Yudayev, mund të lirohen me kushtin e pagesës prej 14,500 dollarësh.

Të 65 aktivistët janë arrestuar më 8 prill, dy ditë pasi kanë uzurpuar ndërtesën rajonale administrative të Kharkivit, duke kërkuar referendum për federalizimin e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG