Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet Rusi-Gjeorgji, javën e ardhshme


Pragë

Pragë

Rrethi i ardhshëm i bisedimeve midis Rusisë dhe Gjeorgjisë për normalizimin e marrëdhënieve do të mbahet në Pragë, më 16 prill.

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigory Karasin, dhe i dërguari i kryeministrit gjeorgjian për marrëdhëniet me Rusinë, Zurab Abashidze, do të takohen në Pragë për rrethin e gjashtë të bisedimeve dypalëshe.

Tbilisi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën pasi Rusia ka njohur si shtete të pavarura rajaonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë më 2008.
XS
SM
MD
LG