Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nuk do ta ekstradojë Yanukovychin në Ukrainë


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Rusia thotë se nuk do ta ekstradojë në Ukrainë presidentin e përmbysur të këtij vendi, Viktor Yanukovych.

Autorietet e reja të Ukrainës e kanë akuzuar atë për krime.

Prokurori i përgjithshëm rus, Yuri Chaika, ka thënë sot në Simferopol se ai nuk do ta dërgojë “presidentin legjitim të Ukrainës” në Kiev për t’u përballur me akuza.

Chaika ka thënë se Yanukovych nuk ka kryer krime.

Yanukovych kërkohet nën akuzat se ka urdhëruar forcat e sigurisë të qëllojnë protestuesit e paarmatosur në Kiev.
XS
SM
MD
LG