Ndërlidhjet

Izraeli vë sanksione kundër Autoritetit Palestinez


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Izraeli ka vendosur sanksione kundër Autoritetit Palestinez në shenjë hakmarrjeje për nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zyrtarët thonë se tatimet e mbledhura në emër të Autoritetit Palestinez do të ngrihen.

Kryenegociatori palestinez në bisedimet për paqe me Izraelin, Saeb Erekat, e ka cilësuar këtë veprim si “vjedhje”.

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se vendimi i Autoritetit Palestinez për t’iu bashkuar disa traktateve ndërkombëtare, ka shkelur zotimet e bëra para rinisjes së bisedimeve për paqe, në korrik të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG